Lajme

Kurti viziton Institutin Francez në Prishtinë, mirëpritet nga Guerot

09/03/2024 12:06
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Institutin Francez në Prishtinë, ku është pritur nga ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Kurti, gjatë qëndrimit në Institut, ka parë më nga afër hapësirat, kapacitetet si dhe është njoftuar më shumë për veprimtarinë e tij.

Kryeministri, në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra.