Lajme

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi

10/25/2024 14:15
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Prof. Dr. Neshet Koshi.

Prof. Dr. Noshi, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, ishte një figurë e shquar dhe e respektuar në fushën e edukimit dhe sportit, me kontribut dhe trashëgimi të çmuar profesionale dhe akademike.