Lajme

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e Dr. Rrushe Ramadani Rushiti

10 ditë më parë
nga:G C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot familjen e së ndjerës, Rrushe Ramadani Rushiti, për t’iu shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes së saj nga jeta, më 11 prill 2025.

Kurti tha se brezat e rinj të mjekëve sigurisht që e kanë tek ajo shembullin që duhet ndjekur.

“Dr. Rrushe punoi e kontribuoi aq shumë saqë kurrë s’do të mund ta masim peshën e gjurmët e saj dhe as të jemi sa duhet falënderues e siç duhet mirënjohës. Brezat e rinj të mjekëve sigurisht që e kanë tek ajo shembullin që duhet ndjekur”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve, teksa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe miqve për humbjen e më të dashurës së tyre, njofton zyra për informim e Kryeministrit.