Lajme

Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Nuk do të lejojmë të kalojnë në heshtje

11/10/2025 19:28
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe theksoi rëndësinë e rolit të tij në dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të kryer nga Serbia, raporton GazetaBlic.

Ai njoftoi se IKKL, me 39 të punësuar dhe gjashtë zyra rajonale, ka mbledhur mbi 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabyte të dhëna digjitale, duke kontribuar në hetimet dhe ndjekjen penale të kriminelëve.