Lajme

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

12/31/2025 20:31
nga:Sh R

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mesazhin e urimit për Vitin e Ri, 2026 ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë.

Ai këtë e ka thënë kur ka folur për katër palë zgjedhje që Kosova ka mbajtur në vitin që po e lëmë.

Kurti ka thënë se viti 2025 ka qenë vit i njohjeve të reja.

“Viti 2025 ka qenë vit i njohjeve të reja, për herë të parë pas më se dhjetë vejtsh, katër shtete të reja të shtrira në tri kontinente të ndryshme, njohën Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kujdesi për fëmijët, pensionistë e nëna lehona vetëm sa u rrit. Ushtria o forcua me armatime të reja nga vendet partnere dhe anëtare të e NATO-s. Rendi dhe ligji u shtri në tërë territorin e Kosovës dhe masat e padrejta të BE-së u hoqën”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se vitin 2026 do të fillojnë me zell e qëllim më të qartë.

Kurti ka thënë se institucionet e reja të dala pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të formohen “menjëherë pas certifikimit të rezultateve.

“Sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ do ta konstituojmë menjëherë Kuvendin dhe formojmë qeverinë dhe pa humbur pa aspak kohë do ta miratojmë buxhetin në vlerë 4 miliard  euro dhe ligjin për çminimet tavan për produktet bazike”, është shprehur Kurti.