Lajme

“Kurti veproi me LDK-në njësoj si me Nismën”/ Matoshi: Nëse LDK e sheh se ku ndodhet, shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

08/05/2026 13:40
nga:G B

Pa marrëveshje përfundoi takimi i djeshëm mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të dy theksuan se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Ndërsa, Abdixhiku tha se do të angazhohen edhe më shumë në takimet tjera.

Por, sa pritet që të ketë marrëveshje apo vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve?

Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti po vepron me LDK-në njësoj si me Nismën pas zgjedhjeve të dhjetorit, duke i joshur me pak pushtet.

“Albin Kurti njësoj ka vepruar edhe me Nismën pas zgjedhjeve të dhjetorit. Joshje me pak pushtet dhe poshtërim. Kurti nuk ndan pushtet dhe nuk bashkëpunon. Kurti ofron mundësi për me iu bë patericë pushtetit dhe nënshtrim”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, vendi do të shkojë në zgjedhje, nëse LDK e analizon situatën se ku ndodhet.

Ai shton se Kurti dëshiron t’i shterojë me resurse partitë politike, deri në një opozitë të papërfillshme.

“Nëse LDK e analizon situatën ku ndodhet vet dhe përballë kujt, së shpejti do të dihet se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kurti po mësynë me i shteru partitë tjera me resurse dhe ide politike derisa sa në skenë të mbes një opozitë e papërfillshme”, ka deklaruar Halil Matoshi./Gazeta Blic/

Një ditë para seancës konstituive, Abdixhiku mbledh grupin parlamentar të partisë