Lajme

Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime

06/16/2025 13:37
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me kryetarin e Shtimes, Dr. Qemajl Aliu dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, kanë vendosur sot gurthemelin për Qendrën e Re Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime.

Ky investim, me vlerë prej rreth 2.4 milionë euro dhe 3,000 metra katrorë hapësirë, do të përfundojë brenda 30 muajve, thotë Kurti.

Sipas Kurtit, objekti i ri do të përfshijë laboratorë, repart të radiologjisë, stomatologji, urgjencë, hapësira për trajtim mjekësor dhe administratë, duke përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët e Shtimes.

Kurti e cilësoi këtë projekt si një investim të rëndësishëm për modernizimin e sistemit shëndetësor.