Lajme

Kurti vendos gurëthemelin e një shtëpie për një familje nga komunitetet joshumicë, LVV thotë se kjo po bëhet “gjithandej”

06/30/2024 12:34
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur gurëthemelin e një shtëpie që Qeveria e ka nisur në kuadër të një projekti për mbështetje për komunitetet joshumicë.

Lëvizjes Vetëvendosje thotë se shtëpi të reja për komunitetet joshumicë po bëhen “gjithandej nëpër komunat e Kosovës”.

“Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë vënë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian në Gjakovë, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Znj. Bajramaj është nënë vetushqyese e cila ka gjashtë anëtarë të familjes dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara. Tash e tutje ajo do ta ketë një shtëpi të re për familjen e saj”, shkroi LVV në Facebook.

Kurti citohet të ketë thënë se “është detyrë e jona që të sigurohemi që çdo qytetar i Kosovës të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze”.

Ndërsa Krasniqi tha se ky projekt është është në vazhdën e përpjekjeve të Ministrisë së Pushtetit Lokal për t’i ndihmuar familjet në nevojë.