Lajme

Kurti: Vendimi ndaj Sali Mustafës indinjues, çfarë mesazhi po u jepet ukrainasve që e luftojnë agresorin?

12/16/2022 19:16
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me 26 vite burg që i’u dha Sali Mustafës nga Gjykata Speciale.

Kryeministri Kurti thotë se verdikti i dhënë sot ndaj Sali Mustafës është indinjues.

“Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit” shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.

Kurti në reagimin e tij përmend edhe masakruesin e familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili ishte dënuar me vetëm 20 vite burgim.

Ai tutje shton se se ka edhe mijera vrasës të tjerë nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan.

“Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh” shkruan Kurti në reagimin e tij në Facebook.

Reagimi i plotë: