Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.
Kjo është hera e parë që Kurti e vë gurthemelin e një objekti prej se është kryeministër në mandatin e tij të dytë.
Më pas ai bashkë me ministren e Arsimit do ta bëjë përurimin e sallës së edukatës fizike të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe përurimin e objektit të paraleles së ndarë të kësaj shkolle në fshatin Batllavë të Podujevës.





