Lajme

Kurti uron zgjedhjen e Joanit në pozitën e kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

11 orë më parë
nga:G C

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka uruar kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqafale të Shqipërisë.

Kurti ka shkruar në Facebook, duke i uruar Kryepeshkopit Joan punë të mbarë në këtë pozitë.

“Gëzohemi bashkë me besimtarët ortodoksë shqiptarë për zgjedhjen e Joanit, kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas kryepeshkopit tashmë të ndjerë Anastasit (Janullatos). Fortlumturia e Tij, Joani (Pelushi) ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare. Dëshirojmë që ai të ketë sukses në detyrat e reja, në mbrothësimin e kishës, përparimin e drejtësisë e të paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve. I urojmë bashkëkombasit tonë, Kryepeshkopit Joan një punë të mbarë në këtë pozitë të rëndësishme për ortodoksët, por edhe për mbarë shoqërinë e kombin tonë”, ka shkruar Kurti.