Lajme

Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kosova feston arritjet tuaja

07/19/2022 14:48
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai tha se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa shtoi se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.