Lajme

Kurti uron hungarezët për Ditën Kombëtare

10/23/2024 14:29
nga:N K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Kombëtare popullin hungarez që siç tha, sot nderojnë luftën e guximshme të popullit, shumë prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre në vjeshtën e vitit 1956, duke protestuar kundër terrorit dhe shtypjes sovjetike në atë që u bë fillimi i Revolucionit Hungarez.

Në postimin e tij në Twitter ai shtoi se Kosova qëndron përkrah popullit hungarez në këtë ditë kyçe, e cila mbetet simbol i fuqishëm i luftës për sovranitet dhe vullnetin e popullit për liri.