Lajme

Kurti uron Fitër Bajramin: Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin

05/02/2022 07:14
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar me shpresën që agjërimi dhe lutjet janë pranuar, përcjell Gazeta Blic.

Kurti ka thënë që agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë e sakrifica le të na bëjë më solidarë.

Postimi i tij i plotë:

Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit.

Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë. Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.

Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami.