Lajme

Kurti uron Finlandën për anëtarësimin në NATO, flet për Kosovën dhe synimin gjenocidal të Serbisë

04/04/2023 22:29
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një reagim në Twitter duke përgëzuar Finlandën, për shkak se u bë anëtarja më e re dhe e 31-ta e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit në Bruksel të martën, 4 prill.

Shefi i qeverisë u shpreh se “ndonëse Kosova nuk është ende një anëtar i NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që gëzojmë është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë”.

“Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtaren e re Finlandën”, shkroi Kurti.

Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.

Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1.000 kilometrash, me Rusinë.