Lajme

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

05/05/2024 12:58
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Kurti në urimin e tij ka pohuar se në një ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë.

“Pashkë të bekuar! Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le ta përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.
Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj. Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”, ka pohuar kryeministri.

Ndryshe, besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.