Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, theksoi se muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës dhe mirësisë, duke uruar që të sjellë paqe në shpirt dhe lumturi në zemrën e secilit.
“Me fat muaji i Ramazanit!
Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.
Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.
Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!
Agjërim të lehtë e të pranuar.
Paqja qoftë mbi ju!”, ka shkruar Kurti në urimin e tij.


