Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 17 – vjetori i Pavarësisë e zë Kosovën me arritje dhe suksese që janë punuar mbi amanetin e dëshmorëve.
Kurti nga mbledhja solemne e qeverisë për nder të pervjetorit të pavaresisë u ka uruar gjithë qytetarëve të Kosovës 17 – vjetorin e shtetësisë.
“Liria për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë kërkon demokraci e cila mundëson që te degjohet zëri i popullit dhe të drejtat e tyre”, tha Kurti.
Ai tha se tani kemi institucione që garantojnë të drejtat e njeriut dhe pakicat.
“Republika jonë është m e fortë se kurrë. Ekonomia po rritet shpejt dhe qëndrueshëm, kemi ndërtuar shtet solidar për qytetare. Po lëvizim në 38 shtete pa viza. Kurse jemi indeksuar më lartë për rend dhe ligi , tha Kurti duke theksuar se Kosova sot prin dhe për të drejtat politike dhe civile.


