Lajme

Kurti uroi Hovenier për 4 Korrikun- Me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës!

07/07/2023 09:07
nga:Y I

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka organizuar mbrëmë një ceremoni për të shënuar 4 Korrikun-Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ku kanë marrë pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Disa fotografi të kryeministrit Kurti nga kjo ceremoni i ka ndarë ZKM.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.