Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për përurimin e urës mbi lumin Drin, që lidh zonën e Hasit me rrugën Gjakovë-Prizren, raporton GazetaBlic.
Ai tha se kontrata është nënshkruar në fund të vitit 2023, ndërsa punimet kanë filluar në prill të vitit 2024.
Sipas tij, Ura, që është 135 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë, ka kushtuar afër 1 milion euro.
Kurti theksoi se kjo urë, e shumëpritur dhe e vonuar, është një lajm i mirë për hasjanët dhe për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Rogovës.