Lajme

Kurti udhëton për në Zvicër, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

05/23/2022 09:23
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën që jetojnë në këtë shtet.

Vizita e Kurtit në Zvicër vije pas qëndrimit disa ditorë në SHBA.