Lajme

Kurti udhëton në Francë, pritet të takohet me Roberta Metsola

03/14/2023 21:18
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Strasburg të Francës për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Gjatë kësaj vizitë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të takohet edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në. Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​”, thuhet në njoftim.

Kurti poashtu pritet që gjatë vizitës së tij të takoj edhe deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian.