Lajme

Kurti udhëtoi në Spanjë, por me çfarë pasaporte? Heshtin nga Kryeministria!

11/25/2022 17:41
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar gjatë ditës së sotme në Spanjë raporton Gazeta Blic.

Siç është bërë e ditur nga Zyra për media e Kryeministrit, Kurti pritet të merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.

Po me çfarë dokumentacioni do të udhëtojë Kurti në Spanjë, duke qenë se ky shtet ende nuk e njeh Kosovën.

“Gazeta Blic” ka dërguar pyetje në drejtim të zëdhënësit për media të kryeministrit, Perparim Kryeziu, por i njëjti nuk i është përgjigjes pyetjes së redaksisë.

Ai madje nuk është përgjigjur as në thirrjet telefonike deri në këto momente.

Kujtojmë se kryeministri Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje posedon edhe pasaportën e Shqipërisë.

Spanjë është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës.

/Gazeta Blic/

Kurti udhëton në Spanjë