Lajme

“Kurti u kujdes vetëm për pagën e vet”, Mustafa tregon hapin e LDK-së pas vendimit të Qeverisë për koeficientin me vlerë 105 euro

02/02/2023 14:27
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa thotë se koeficienti me vlerë 105 euro për zyrtarët publik është i papranushëm, raporton GazetaBlic.

Mustafa në një intervistë për GazetaBlic thotë se, një gjë e tillë është e padrejtë ku sipas tij duhej të merrej përbazë, kriza ekonomike e energjetike që ka kapluar vendin.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës e vlerësojmë si të papranushëm dhe i cili nuk reflekton në gjendjen e rëndë ekonomike, në rritjen enorme të çmimeve veçanarisht tek produktet elementare të qytetarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe krizën e energjisë elektrike”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se LDK-ja do të propozojë përsëri një plotësim-ndryshim me një amandament që vlera bazë e koeficientit të jetë 125 euro, jo 105 euro.

“Ne kemi propozuar, do të propozojmë edhe në seancë plenare një plotësim-ndryshim me një amandament që vlera bazë e koeficientit të jetë 125 euro, jo 105 euro”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se me këtë vendim, kryeministri Kurti u kujdës vetëm për pagën e vet dhe jo të shumicës së zyrtarëve publik.

“Këtu duhet veçuar, që kryeministri Kurti edhe pse ka nxjerr një vendim të tillë për koeficientin me vlerë 105 euro, duke lënë shumicën e zyrtarëve të shtetit pa pagën e njëjtë që kanë pasur, përkundër faktit që ata ballafaqohen me rritjen e çmimeve, ai është kujdësur që vetës t’i rris pagën për 480 euro. Një pagë e gjysmë të Republikës së Kosovës, ia ka rritur vetvetës, ndërsa shumicës ndërmuese iu la pagën e njëjtë, disa edhe i zvogloi”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Asociacioni, Kadrijaj flet për qëndrimin e AAK-së: Qeveria nuk është luks, Kurti t’i mbaj premtimet që iu dha qytetarëve