Lajme

Kurti tregon armët kineze që po i përdor ushtria serbe dhe shfaqjen e agresionit ndaj Kosovës

11/21/2023 19:58
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy ditë pasi ka thënë se në Rashkë të Serbisë po ndodhë riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij, ka treguar për armët kineze, të cilat po i përdor ushtria serbe për shfaqjen e agresionit të hapur ndaj Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në platformën “X” ka treguar se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë e cila është duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.