Lajme

Kurti: T’i kujtojmë dhe nderojmë ata që luftuan dhe vdiqën për lirinë tonë

11/11/2021 15:07
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Përkujtimit ka thënë se duhet të kujtohen dhe nderohen ata që luftuan dhe vdiqën për lirinë e të tjerëve.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se “Sot kujtojmë se nacionalizmi ekstrem e ka futur kontinentin tonë dy herë në luftëra botërore duke shkaktuar tragjedi njerëzore dhe humbje e vuajtje të pafundme”.

“Le të kujtojmë dhe nderojmë ata që luftuan dhe vdiqën për të na mbajtur të lirë. Dita e Përkujtimit 2021”.