Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime bilaterale në Paris me zyrtarë të lartë nga Finlanda, Belgjika dhe Franca, në kuadër të Forumit të Paqes, raporton GazetaBlic.
Ai u takua me Johannes Koskinen, Kryetar të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Peter De Roover, President të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, dhe Bruno Fuchs, Kryetar të Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës.
Kurti tha se bisedimet u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh, mundësitë për partneritete të reja dhe përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, duke vlerësuar këto tri shtete si mike dhe aleate historike të Kosovës.


