Lajme

Kurti thotë se në komunat veriore në lokale po paguhet me euro

03/28/2024 10:30
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar sërish rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, duke thënë se në komunat veriore pa paguhet me euro.

Kurti, mes tjerash theksoi se përkundër kërcënimeve nga Beogradi nuk janë shënuar incidente.

“Banka Qendrore e Kosovës e ka marrë vendimin për rregullin e re, e ka bërë planin tre mujor të tranzicionit në 10 hapa, ne do ta mbështesim këtë plan sa kërkohet, jemi në rrugë të mbarë është e qartë përkundër lajmërimeve apokaliptike nga Beogradi nuk ka incidente në terren”, u shpreh Kurti.

“Edhe në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e veri të Mitrovicës, nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro, por edhe të mos harrojmë se janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët e i marrin ndihmat e tyre në valutën euro, që ua jep qeveria e Kosovës”, u shpreh Kurti.

“Ne nuk jemi për tua ndaluar ndihmat që u vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë”.