Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së diasporës për vendin, duke e cilësuar si një faktor të rëndësishëm për zhvillimin dhe progresin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai ka nënvizuar se takimet e shpeshta me bashkatdhetarët gjatë mandatit të tij qeverisës kanë qenë të frytshme, dhe për këtë arsye ka pasur mundësinë të përjetojë ngrohtësinë dhe mikpritjen e mërgatës, siç ndodhi edhe gjatë vizitës në Frankfurt.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka theksuar se diaspora ka qenë gjithmonë një mbështetje e rëndësishme për Kosovën, dhe tani ka gjetur gjithashtu mbështetje të plotë nga Qeveria e Kosovës.
“Bashkë arrijmë shumëçka, dhe jemi në gjendje të bëjmë përherë e më mirë. Për shtetin, për qytetarët, për zhvillim e progres. Për Kosovën,” ka shkruar ai.