Lajme

Kurti thotë se buxheti për vitin 2025, është buxhet për familjet

11/11/2024 11:10
nga:N K

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më i lartë se viti i kaluar.

“Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024”, tha ai.

Kurti tha janë siguruar që buxheti të rritet nga viti në vit.