Lajme

Kurti thotë se ata që ngrohen me Termokos duhet të presin mysafirë sonte për Vitin e Ri

12/31/2025 17:43
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur nga KEK-u, ka folur edhe për festën e Vitit të Ri.

Kurti ka thënë se ata që ngrohen me Termokos duhet të tregohen më shumë nikoqir për këtë natë festive të ndërrimit të moteve.

Kurti këtë deklaratë e ka arsyetuar me faktin se Termokos merr nje sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike nga KEK-u.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen në një kohë kur vendi po përballet me probleme të furnizimit me energji elektrike për shkak të ngarkesës në rrjet.