Lajme

Kurti thirrje qytetarëve: Aplikoni në konkurset publike, do të ndjekim standard të njëjtë për të gjithë

09/12/2021 12:30
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video-mesazh përmes së cilës u bëhet thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike.

Kurti tha janë të sigurt se do të ndjekin po të njëjtin standard për të gjithë, në çdo konkurs që është i hapur apo do të hapet në të ardhmen.

“Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, tha tutje Kurti.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheq procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejta për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore.

“Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyrë ato drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë”, shtoi Rizvanolli, shkruan lajmi.net.

Kurse kryeministri Kurti tha se këto duhet të udhëhiqen nga njerëz profesionistë.

“Jo zhvillimin e interesave të ngushta, që mandej i bën ato ndërmarrje barrë për shtetin. Që kjo të arrihet, ne kemi nevojë për vëmendjen dhe interesimin e secilit profesionistë të fushës që prej kohësh kanë pasur interes të kyçen, por që vullneti i tyre është shtypur nga bindjet që kishin për proceset e korruptuara të përzgjedhjes”, shtoi ai.

Qeveria pritet të mblidhet sot ose nesër për masat e reja anti-COVID