Lajme

Kurti thërret në takim urgjent Këshillin e Sigurisë, thotë se Serbia po planifikon destabilizim të situatës në vend

7 ditë më parë
nga:G C

Sipas njoftimit nga Qeveria e Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti mbledhje sot me kërkesë të Kryeministrit Albin Kurti, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe kërcënimet destabilizuese të Serbisë, raporton GazetaBlic.

U raportua për sulmin ndaj zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan më 1 prill, si dhe për arrestimin e katër shtetasve serbë në Gjakovë, njëri prej të cilëve ishte oficer i policisë dhe ushtrisë serbe.

Gjithashtu, sipas njoftimit të qeverisë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u theksua ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e fundit dhe përpjekjet për të sabotuar formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke përdorur kërcënime dhe shantazhe ndaj deputetëve të komunitetit joshumicë.

Këshilli kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës të ruajnë gatishmërinë dhe vigjilencën e nevojshme.