Kryeministri i Kosovës, Albin Kruti, gjatë vizitës që sot i ka bërë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka thënë se Kosova posedon vaksina të mjaftueshme kundër Covid-19.
Sipas tij, ditëve në vazhim do të vijnë edhe të tjera, derisa theksoi se pasnesër numri i dozave të administruara do të arrijë në një milion.
”Pasnesër do të jetë dita kur do të shënojmë administrimin e një milion vaksinave, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë dy të tretat ndërkaq me të dy dozat janë vaksinuar një e treta”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se ka vizituar edhe stoqet ku ruhen vaksinat, në të cilat ndodhen 530 mijë vaksina Pfizer dhe 20 mijë vaksina AstraZeneca, njofton Klankosova.tv
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
”Inkurajoj të gjithë qytetarët edhe ata që kanë pasur ndonjë hezitim apo skepticizëm pa humbur kohë të vaksinohen meqenëse është virus vdekjeprurës”, ka theksuar ai.
”Njëzet fish më pak janë të rrezikuar të vaksinuarit se ata që nuk e kanë marrë vaksinën”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka falënderuar edhe personelin shëndetësor për angazhimin e tyre të pakursyer.