Lajme

Kurti tashmë ndodhet në takim me Escobarin dhe Lajçakun në vigjiljen e ballafaqimit me Vuçiqin

08/17/2022 20:11
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashme ndodhet në takim me Zëvendës-ndihmës e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesin e BE-së për dialogun.

Ky takim lidhet ekskluzivisht me atë të nesërmin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, raporton RTK.

Paraprakisht Escobar dhe Lajçak kanë mbajtur takim edhe me Vuçiq.

Siç thuhet më tej, takimet e sontme janë duke u bërë që e enjtja të kulmojë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes palëve.