Lajme

“Kurti tashmë i plotëson të gjitha kushtet për arritjen e një marrëveshje me Serbinë: Qeverinë e ka impotente e ministrat e korruptuar”

08/18/2022 00:34
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka theksuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka plotësuar të gjitha kushtet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Kurti tashmë i plotëson të gjitha kushtet për arritjen e një marrëveshje me Serbinë: Qeverinë e ka impotente e ministrat e korruptuar”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Kurti tashme i ploteson te gjitha kushtet per arritjen e nje marreveshje me Serbine.

Qeverine e ka impotente, ministrat e korruptuar, rrjedhimisht te pasur e duke jetu ne lagje te pasura. Sot Kurti me shpesh takohet me emisaret amerikane sesa me gruan e tij. Nuk ka asnje parakusht per takimet ne Bruksel. Nuk takohet me me Nysrete Kumnoven dhe organizaten Thirrjet e Nenave. E perdor veriun e Kosoves sa here t’i duhet per ndonje loje te brendshme politike. Eshte percares dhe aspak bashkepunues me opoziten dhe mediat. Gjate eshte zvarrite rrugeve per me ardhe ne kete pozite, te cilen aq shume e kritikonte.