Edita Tahiri deklaroi se Albin Kurti tash e zbuloi Amerikën, por më mirë vonë se kurrë.
Ndaj saj ka ardhur reagimi nga analisti Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Blic.
Në facebook ai e ka pyetur Tahirin se pse është aq e shqetësuar, derisa ka shkruar se Kurti e ka zbuluar Amerikën me 1997, teksa ka publikuar fotografinë e tij me Matheë Palmer në atë kohë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Edita Tahiri paska thënë:
“Kurti tash e zbuloi Amerikën! Ma mirë vonë se kurrë! Pak rëndësi ka kjo vonesë e tij, sepse ka pas kush ta bëjë – ata jemi ne udhëheqja e lëvizjes për pavarësi, LDK dhe UÇK ”
Mos u shqetëso, Edita! Pse je kaq e shqetësuar, Edita? Albin Kurti e zbuloi Amerikën para çerek shekulli, më 1997.


