Kryeministri i vendit, Albin Kurti njofton se targat RKS po qarkullojnë lirshëm e hapur në territorin e Serbisë.
Kurti potencon se nga raporti i Policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje janë njoftuar që ka zbatim të plotë dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa.
“Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë. Ky vendim i yni nis të zbatohet me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare”shkruan Kurti raporton Gazeta Blic.
Ai tutje ka thënë se nëse pranohen raportime nga terreni se ndryshon qasja nga autoritet serbe të njëjtit do të veprojnë.
Reagimi i plotë:


