Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kanë udhëtuar drejt Greqisë.
Me këtë rast në margjinat e Forumit Ekonomik Delhi, Kurti zhvilloi një takim me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.
Kurti dhe Xhaferoviq thuhet të kenë diskutuar mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësinë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike, transmeton lajmi.net.
“Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër”, thuhet në njoftimin për media.
Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë.
Szunyog për heqjen e vizave: BE-ja e ka bërë punën e vet, Qeveria t’i kryej detyrat e shtëpisë


