Lajme

Kurti takon kryeministrin e Bullgarisë, flasin për marrëdhëniet bilaterale

01/18/2024 14:01
nga:G C

Sot në Davos, në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim dypalësh me kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.

Sipas zyrës për komunikimin të kryeministrit, ata së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale, për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.

Kurti po ashtu ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen që i ka dhënë Bullgaria, Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”.