Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se sot priti në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.
Me anë të një postimi në platformën X, ai tregoi se së bashku hulumtuan mënyra konkrete për të rritur vizitat dypalëshe, për të ndarë thesaret kulturore dhe për të forcuar, siç tha, lidhjet tona të sapokrijuara, por në rritje të shpejtë.
“Izraeli ofron mësime të vlefshme”, shkroi tutje Kurti.
Postimi i plotë:
It was a great pleasure to host Israel’s Minister of Tourism (@IsraelTourism), Haim Katz, today. We explored concrete ways to increase bilateral visits, share cultural treasures, and bolster our newly established but rapidly-growing ties. Israel offers valuable lessons. pic.twitter.com/q0MiuHdE5R
— Albin Kurti (@albinkurti) September 12, 2023


