Lajme

Kurti takoi Presidentin e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Akihiko Tanaka, e falënderon për mbështetjen e projekteve të JICA në Kosovë

09/28/2022 17:43
nga:Astrit Gashi

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Japoni ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Akihiko Tanaka.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar presidentin e JICA-s, Tanaka për kontributin që ka dhënë ky agjencion në fusha të ndryshme që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Presidenti Tanaka e ka falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e projekteve të JICA në Kosovë dhe për interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në takim është biseduar edhe mundësia për programe të reja të JICA që kanë të bëjnë me fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i është shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari.