Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në SHBA të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Në këtë takim, Kurti ka njoftuar se ka ngritur çështjen e dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë se ka shprehur shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta, duke kërkuar që aktgjykimi të korrigjohet në shkallën e dytë të Apelit.
“Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi.”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se me të gjithashtu ka biseduar për zhvillimet politike e të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.
Postimi i plotë:


