Lajme

Kurti takohet me Szunyog, flasin për hetimet rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe raportin e progresit

10/06/2023 11:39
nga:N K

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Szunyog kanë folur për hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorëve të sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, procesin e Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit.

Lidhur me këtë raport, Szunyog e ka njoftuar Kurtin për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor.

“Ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial”, thuhet në njoftim.