Lajme

Kurti takohet me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë

12/28/2021 21:18
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës është bërë e ditur se në këtë takim janë vlerësuar lartë mbështetja dhe përkrahja e Republikës së Turqisë ndaj Kosovës.

“Turqia është një përkrahëse, mike dhe partnere e madhe e Kosovës. Vendet dhe njerëzit tanë kanë lidhje të afërta tradicionalisht dhe qeveritë tona kanë bashkëpunuar ngushtë që nga pavarësia jonë, tha kryeministri Kurti, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Turqia ka luajtur në çlirimin tonë, por edhe në forcat paqe ruajtëse të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve që të vaksinohen: Le t’i respektojmë masat në përpikmëri