Lajme

Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Starmer, flasin për zgjedhjet e sigurinë rajonale

01/23/2026 15:12
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar Jonathan Poëell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos.

Gjatë takimit, Zyra e Kryeministrit njoftoi se u diskutua për “zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale”.

Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe se “mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”.