Lajme

Kurti takohet me Guvernatorin e BQK’së dhe drejtues e përfaqësues të bankave komerciale

09/18/2024 21:12
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim të përbashkët Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmeti Ismailin, dhe drejtues e përfaqësues të bankave komerciale në vend.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se tema e këtij diskutimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj

“Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta”, thuhet në njoftim.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.