Lajme

Kurti takohet me deputeten ukrainase: Putin e ka llogaritur gabim trimërinë e ukrainasve

06/05/2022 13:03
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në forumin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë, ku është takuar me deputeten ukrainase Solomiia Bobrovska.

Në këtë forum, Ukraina fitoi çmimin “GLOBSEC 2022”, e që në emër të shtetit ukrainas atë e mori pikërisht deputetja Bobrovska.

“Putini e ka llogaritur gabim trimërinë e ukrainasve, rezistencën e tyre të ashpër dhe sakrificën për vendin e tyre, i cili ka mbledhur demokracitë botërore që jo vetëm të empatizojnë luftën e tyre, por edhe t’i bashkohen në mbrojtjen e vendit të tyre dhe vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Kurti.