Lajme

Kurti takohet me Borrellin e Lajçakun: Rruga përpara është e rrënjosur në sundim të ligjit e zbatim të plotë të marrëveshjes

05/31/2023 12:48
nga:G B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak.

Ai tha se sulmet e milicëve serbë ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme.

“Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë e të shpejtë të Marrëveshjes Bazë”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kurti po merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë.