Lajme

Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën se shohim si kapital financiar por njerëzor

08/02/2021 09:45
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë, ku tha se mërgatën nuk e sheh si kapital financiar por njerëzor.

Kurti tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”.